Historia e vërtetë e Halloween

“Halloween” është një kohë e kremtimit dhe të besuarit në gjëra jo reale.

Historia e vërtetë e Halloween

Festa, tashmë e njohur në mbarë botën, mendohet të ketë origjinën nga një festivali i lashtë kelt – popull mesjetar i perandorisë romake – ku njerëzit kishin ndezur zjarre të mëdha dhe visheshin me kostume për të shmangur fantazmat përreth.

Kisha katolike e kishte huazuar nga keltët këtë zakon gjatë përhapjes së krishterimit. Në shekullin e tetë, Papa Gregori III kishte caktuar një nëntorin si një kohë për të nderuar të gjithë shenjtorët dhe martirët, një festë e quajtur edhe si Dita e të Gjithë Shenjtorëve.

Më parë “Halloween” kishte emër tjetër duke u quajtur si Dita e të Gjithë Shenjtërimit dhe më vonë u quajt “Halloween”. Me kalimin e kohës, “Halloween” ka evoluar në një ngjarje laike, të bazuar në komunitet dhe karakterizuar nga aktivitetet miqësore për fëmijët.

Në shumë vende të botës, ku ditët bëhen më të shkurta dhe netët më të ftohta, njerëzit vazhdojnë të shoqërohen në prag të sezonit të dimrit me tubime dhe kostume nga më të ndryshmet dhe interesante, raporton Insajderi.

Celtikët, të cilët kanë jetuar 2000 vjet më parë në zonën që tani është Irlanda, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca veriore, kanë festuar vitin e ri më 1 nëntor. Kjo ditë shënoi fundin e verës, të të korrave dhe fillimin e shkurtimit të ditës, si dhe fillimin e dimrit të ftohtë dhe një kohë e vitit që është e lidhur shpesh me vdekjen e njeriut.

Keltët besonin se një natë para vitit të ri, kufiri mes botës së të gjallëve dhe të vdekurve ishte bërë i paqartë. Në natën e 31 tetorit ata festonin festën e “Samhain” të cilët besonin se fantazmat e të vdekurve ishin kthyer në tokë.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës festimi i parë i “Halloween” është regjistruar në shtetin verior të Minnesotas në vitin 1921.

“Halloween” identifikohet me shenjën e kungullit, e cila e ka prejardhjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Insajderi.com