Historiku i fotos së fundit të Aviciit sa ishte gjallë

Historiku i fotos së fundit të Aviciit sa ishte gjallë

DJ i famshëm suedez Avicii ka vdekur në moshën 28 vjeçare në Oman ditën e premte.

Muzikanti ditë më parë ishte parë në Muscat Hills Resort ku edhe po pushonte. Aty ai ishte fotografuar së bashku me DJ Maitrai Joshi.

Avicii dhe DJ Maitrai Joshi

Kjo llogaritet të jetë edhe fotoja e tij e fundit sa ishte gjallë.

Ndërkohë ndër fotot e tij të fundit llogaritet edhe kjo e publikuar nga një fanse. Sipas saj, fotoja ishte realizuar gjashtë ditë para vdekjes së artistit.