
Fenomeni i karantinës, Don Xhon ka përfunduar sezonin verorë të koncerteve në trojet shqiptare.
Artisti i cili mori famë të madhe në një kohë shumë të shpejt dhe këngët e tij u shndërruan në hite është duke u shndërruar në model për këngëtarë të tjerë.
Si zakonisht këngët e njohura realizohen në versione të ndryshme, kështu ndodhi edhe me një nga hitet e Xhonit e titulluar ‘’Kokaina’’.
Ky projekt u realizua në versioni “Tallava” nga Nesa Osmani dhe është duke u dëgjuar në masë të madhe.
E lidhur më këtë, Don Xhoni nuk ka hezituar dhe i ka dhënë përkrahje artistes së re duke i shpërndarë këngën.

Kujtojmë që kënga e fundit e Don Xhonit është “ Deri kur mo ”, e cila që nga momenti i lansimit ka marrë miliona klikime në platformën Youtube./Insajderi.com