Emri Anila Mimani mund të mos ju kujtojë asgjë por refreni, ♪ Unë të lë po s’më lë ti, më dukesh si fëmijë…♪, me shumë gjasë që po. A po jo? Hiti shqiptar i viteve 2000 me titull “Digjesh si zjarr”?
Nëse jo, klikoni në videon e mëposhtme për këngën dhe ndjeni teksa nostalgjia ju vërshon.
Dhe gjatë ditës së djeshme kjo këngë e publikuar në vitin 2003 erdhi papritmas si përpunim nga Bes Kallaku në bashkëpunim me Anila Mimanin, por me titull “Ciao po të lë”, pjesë e tekstit të këngës, njofton Insajderi.
Kënga së pari e publikuar në vitin 2003, mbetet një nga hitet e pakontestueshme të atij viti e në vijim, pavarësisht se është vjedhur (edhe mund të jetë blerë, por mungon vendosja e krediteve nën këngën e publikuar) nga artistja bullgare Emilia Sosa, “Samo s pogled”.
Versioni i ri i këngës u pëlqye nga dëgjuesit, por kishte edhe komentues që kritikonin ripërpunimin sepse nuk kishte atë ‘lezetin’ si origjinali. /Insajderi.com