Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, është takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, me të cilin ndër të tjera ka diskutuar për njohjen reciproke me Serbinë. Hovenier e ka quajtur produktiv diskutimin me Bislimin. Temë e këtij takimi ishte edhe përpjekja e SHBA-së për rrugën euroatlantike të Kosovës. “Diskutim produktiv me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës Besnik Bislimi për angazhimin e Shteteve të Bashkuara për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe dëshirën tonë të përbashkët për ta parë Kosovën me marrëdhënie të normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Hovenier në Twitter.
Jeff Hovenier dorëzoi letrat kredenciale te presidentja Vjosa Osmani më 10 janar të këtij viti, duke u zotuar për vazhdim të partneritetit Kosovë-SHBA. Honevier është pasardhës i ambasadorit Philip Kosnett ku ky i fundit ka qenë ambasador në Kosovë që nga 27 nëntori i vitit 2018./Insajderi.comProductive discussion with Kosovo First Deputy Prime Minister @BislimiBesnik on the United States’ commitment to Kosovo’s Euro-Atlantic integration & our mutual desire to see Kosovo achieve normalized relations centered on mutual recognition through the EU-facilitated Dialogue. pic.twitter.com/hXtLpv9Vdc
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 12, 2022