“How I Met Your Mother” po vjen në një version të ri – Aktorja e njohur është protagoniste

“How I Met Your Mother” po vjen në një version të ri – Aktorja e njohur është protagoniste
Burimi i fotografisë: Still: CBS; Duff: AP

Një seri vazhdimi “How I Met Mother Your” me titull “How I Met Your Father” është porositur në Hulu dhe Hilary Duff do të jetë protagoniste, shkruan Variety, transmeton Insajderi.

Në një të ardhme të afërt, Sophie (Duff) po i tregon djalit të saj historinë se si ajo u takua me babanë e tij: një histori që na katapulton në vitin 2021 ku Sophie dhe grupi i saj i ngushtë i miqve janë në mes të zbulojnë se kush ato janë, çfarë duan nga jeta, dhe si të dashurohen në epokën e aplikacioneve të takimeve dhe opsioneve të pakufishme.

Sipas një individi me njohuri të projektit, mbetet e paqartë se si / nëse shfaqja e re do të lidhet me origjinalin. /Insajderi.com