Blerja e tri banesave nga Milaim Zeka në kohën sa ishin duke u mashtruar 927 kosovarë me viza pune në Gjermani ka involvuar biznesmenin shqiptar, Edmond Kërliut, i cili është duke u akuzuar se i ka ndihmuar Zekës në shpërlarjen e parave. Mes tyre kanë ndodhur 11 transaksione bankare ku Kërliu ia ka kthyer paratë Zekës për blerjen e banesave
Biznesi i Milaim Zekës me Ilir Krasniqin për viza pune që kishte qenë skemë mashtrimi për 927 kosovarë e që kishte pasuruar biznesin e tyre për 261 mijë e 850 euro, sipas prokurorisë është realizuar edhe me ndihmen e biznesmenit shqiptar, Edmond Kërliu kishte ndihmuar Zekën me 11 transaksione bankare me qëllim të shmangies së tatimit të shtetit.
Zeka i kishte dërguar para në vlerë prej 153 mijë e 901 euro përmes xhirollogarisë së tij Kërliut e më pas biznesmeni maqedonas ia kishte kthyer të gjitha paratë përsëri deputetit të Nismës, pavarësisht se Zeka kishte marrë në pronësi të tij tri banesa.
Zeka një veprim të tillë e arsyeton duke thënë se paratë Kërliut ia kishte dhënë në vitin 2011. Ne deklaratën e tij në prokurori thotë se paratë Kërliut ia kishte dhënë për t’ia ruajtur.
Skema e mashtrimit me viza – 120 mijë euro në dorë Milaim Zekës
Përveç mashtrimit me biznesin për viza pune në Gjermani, Zeka mund të përfundojë në burg edhe për shkak të fshehjes së tatimit të biznesit tjetër të quajtur “Mozaiku i Kosovës”, për këtë të fundit ai e pranon se nuk ka paguar tatim, por arsyetohet duke thënë se nuk e ka ditur se është vepër “inkriminuese”.
Në maj të këtij viti llogaria e Zekës i është nënshtruar një ekspertize financiare. Aty konfirmohet se Zeka i ka paguar kompanisë së Kërliut “ENK&CO” shumën prej 153 mijë eurove ndërsa Kërliu përsëri ia kishte kthyer të hollat, përmes transaksioneve bankare.
Milaim Zeka dyshohet se mashtroi 920 kosovarë me viza punësimi në Gjermani
“Vlen të theksohet se në këtë llogari janë realizuar edhe transaksione hyrëse me vlera të mëdha si më datë : 06.09.2016, nga Qendra për Mjekësi Fizikale, janë transferuar mjete me vlerë prej 58.000.00, me përshkrim të bankës, kthim huazimi për Milaim Zeka dhe Edmond Kërliu ka 11 transfere, në vlerë prej 153.000.00 euro me përshkrim të bankës kthim –huazimi”.
“Ekspertja gjatë analizës financiare ka gjetur se mjetet në vlerë prej 153.901.00 euro , që Milaim Zeka i ka transferuar prej datës: 01.08.2016 deri me 31.12.2016 për ENK&CO SHPK për blerjen e banesës B04 dhe B05 K-7, LAM-B kompleksi “NARTEL CENTER”, Lakërishte-Prishtinë, në të njëjtën periudhë Edmon Kërliu pronar ‘ENK&CO’ SHPK, i ka transferuar prapë të njëjtën llogari individuale të Milaim Zekës, mjetet në vlerë prej 153,000.00 euro”, thuhet nga llogaria ekspertizës së Zekës.
Skema e mashtrimit me viza – Milaim Zeka: Nuk nij për asnjë prokuror
Përveç transaksioneve me kompaninë e Kërliut, Zeka kishte kryer edhe transaksione nga donatorët e ndryshëm me vlerë prej 14 mijë e 790 euro.
“Në këtë llogari përveç transaksioneve hyrëse, me përshkrim të bankës pagat për Milaim Zekën në vlerë prej 14,790.00 euro dhe transaksione tjera nga donatorët të ndryshëm në vlerë prej 9,984.12 euro, Milaim Zeka me datë: 05. O4.2016, ka deponuar mjete me vlerë prej 9,000.00 euro dhe me datë : 13.01.2017, ka deponuar mjete prej 5,000.00 euro gjithsej prej 14.000.00 euro”, thuhet nga ekspertiza e xhirollogarisë së Zekës.
Biznesmeni shqiptar, Edmond Kërliu, ka mohuar pretendimet e prokurorisë se ai ka ndihmuar Zekën në shpëlarjen e parave, duke e përdorur si argument se me Zekën njihet që nga vitet e 90-ta si aktivist të LDK-së.
Por biznesmeni kur është ballafaquar nga prokuroria me transaksionet bankare ka heshtur. Ai nuk ka dashur të flas për këtë çështje duke deklaruar se dëshiron të mbrohet në heshtje.
Shantazhi i Milaim Zekës – ose më jep para, ose të kërset koka prej shkrimeve
“I pandehuri Edmond Kërliu gjatë hetimeve në deklaratën e dhënë me datë: 22.03.2018, ka mohuar veprimet inkriminuese të veprës penale qe i vihet në barrë duke qenë kategorik se në asnjë mënyrë nuk i ka ndihmuar të pandehurit Milaim Zeka, në shpëlarjen e parave, duke deklaruar se me Milaim Zekën, njihen nga vitet 1990-a, si aktivist të LDK-së dhe se kryesisht merret me ndërtimet në Kosovë, si pronar i kompanisë ENK&CO”.
“I njëjti me rastin e ballafaqimit me transaksionet bankare nga data: 01.08.2016-31.12.2016, të bëra midis Milaim Zekës, kompanisë ENK&CO dhe Edmond Kërliu si pronar i kësaj kompanie, deklaroi se nga ky moment shfrytëzon të drejtën e mbrojtjes në heshtje, duke konsideruar si tendencë meqë sipas tij po ‘ngatërrohen’ kompania ‘ENK&CO’ si biznes dhe Edmond Kërliu si person fizik”, thuhet më tej na aktakuzën ndaj Zekës, Kërliut dhe Krasniqit.
Mashtrimi i Milaim Zekës – bëhet pronar i një banese 100 metra katrorë pa paguar asnjë cent
Transaksionet mes Zekës dhe Kërliut kishin ndodhur në kohën kur ishin mashtruar 927 kosovarë, nga kompania e Zekës dhe Ilir Krasniqit, që përfshijnë edhe biznesmenin në këtë aferë. Prokuroria pretendon se Kërliu e kishte ditur të gjithë rrjedhën e parave të Zekës dhe ato “kishin ardhur nga mashtrimet me kosovarët me viza pune”.
“Vet mënyra e transaksioneve të këtilla gatë periudhës raportuese kohore e që ndërlidhet me kohën e skemave të mashtrimit me viza pune , ndaj aplikantëve të dëmtuar që kanë aplikuar për viza punë në Gjermani, konfirmon veprimet inkrimimuese të pastrimit të parave nga ana e të pandehurit Milaim Zeka dhe Edmond Kërliu duke qenë se i pandehuri Edmond Kërliu , e ka ditur se paratë rrjedhin nga aktiviteti kriminal dhe se me këtë veprim i ka mundësuar të pandehurit Milaim Zeka, pastrimin e parave”, thuhet më tej.
Sa u pasuruan Milaim Zeka dhe Ilir Krasniqi me mashtrimet për viza
927 kosovarë që kishin synuar vizat pune në Gjermani, gati të gjithë përfunduan në një skenë mashtrimi nga kompania e Zekës dhe Krasniqit. Ata kishin fituar 321 mijë e 400 euro për aplikim vize, 24 mijë e 300 euro për marrjen e vizës dhe leje të punës.
Nga të gjithë 927 kosovarët që kishin aplikuar për vizë, vetëm 27 persona janë pajisur me vizë pune. Nga të gjithë kosovarët që janë mashtruar u janë kthyer paratë vetëm 354 personave.
Sipas prokurorisë, Zeka dhe Krasniqi nga skema e mashtrimeve kanë fituar në total shumën prej 261 mijë e 850 euro.
“Nga të dhënat e analizuara më lartë konstatohet se 927 persona të cilët kanë aplikuar për vizë dhe leje pune total kanë paguar mjete në vlerë prej 345,700.00 euro ndërsa Agjension I Punësimit ‘Ilir Krasniqi OP’, 354 personave iu ka kthyer mjete në vlerë prej 83,850.00 euro, kështu që demi i shkaktuar ndaj personave fizik-aplikantëve për viza pune ne total , rezulton se është në vlerë prej 261,850.00 euro”, thuhet në aktakuzën e prokurorisë.
Fshehja e tatimeve nga biznesi i Zekës
Qendra Mediale e Kosovës – “Mozaiku i Kosovës” në pronësi të deputetit të Nismës, Milaim Zekës është duke u akuzuar se ka fshehur tatimin në lidhje me biznesin e tij. Vetë Zeka sipas prokurorisë ka pranuar se nuk ka kryer obligimin ndaj shtetit.
Thotë se ai nuk ka qenë në dijeni se mos pagesa e tatimit ndaj shtetit është vepër e dënueshme. Sipas deklaratës së tij në prokuroi ai është i gatshëm ta kryej këtë pagesë, por nuk pranon shumën që i është dhënë nga ATK-ja. Kërkon ekspertizë neutrale që ta paguaj përkitazi shumën për shmangie nga tatimi.
“I njëjti përsa i përket shmangies nga tatimi lidhur me biznesin N.SH Qendra Mediale ‘Mozaiku i Kosovës’ për periudhën raportuese nuk e mohon faktin qe të mos ketë deklaruar se të hyrat tatimore nga ky biznes, por arsyetohet se nuk ka pasur njohuri se ky veprim paraqet veprim inkriminuesm e duke deklaruar se është në gjendje që shtetit t’ia kryej obligimet tatimore por që e konteston shumën e cekur si në raport të ATK-së me që përmes mbrojtësit pretendon që të kërkoj një ekspertizë neutrale përkitazi me shumën e shmangies nga tatimi”, thuhet në aktakuzën ndaj Zekës.
Skema e mashtrimit me viza – Insajderi sjell bisedat mes Milaim Zekës e Ilir Krasniqit
Akuzat për shmangie të tatimit rëndojnë mbi Zekën edhe për biznesin me viza me ortakun e tij Ilir Krasniq. Madje këtu Zeka shfajëson tërësisht vetën. Thotë se fajtor për këtë është ortaku i tij Ilir Krasniqi, pasi që ai pretendon se është larguar nga biznesi.
“I njëjti në mënyrë kategorike ka mohuar të jetë implikuar në çfarëdo në procesin e mashtrimit me viza pune e as që të ketë përfituar aplikantët qoftë drejtpërdrejtë apo tërthorazi”, thuhet në aktakuzën ndaj Zekës.
Insajderi kishte publikuar muaj më parë skemën e mashtrimit nga Milaim Zeka dhe Ilir Krasniqi ku saktësisht 927 kosovarë janë mashtruar me viza pune. Nga ato para dyshohet se Zeka ka blerë tri banesa të cilat nëse shpallet fajtor do t’i merren nga shteti.
Zekës i ishin sekuestruar tri banesa në Prishtinë në vlerë. Ato banesa në një prej komplekseve më ekskluzive në Prishtinë, dyshohet se janë blerë me para që kanë prejardhje prej krimit./Insajderi.com