Nga kërkesa për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme deri tek vendimi anti-kushtetues

Gjykata Kushtetuese e ka pranuar kërkesën e Presidentit Hashim Thaçi, duke shpallur të pavlefshëm vendimin e Kryeminsitrit në detyrë Albin Kurtit, për kufizimin e lëvizjes.

Nga kërkesa për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme deri tek vendimi anti-kushtetues

Presidenti Hashim Thaçi doli mbrëmjen e 17 marsit para gazetarëve dhe i njoftoi ata për dekretin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme pas përhapjes së Koronavirusit në vend.

Qëndrim ky të cilin e kishte marrë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që vetë Presidenti e kishte kërkuar nga Kryeministri Albin Kurti. Pa dyshim se pjesëmarrës në mbledhje ishte edhe ky i fundit.

Deklaratë pas takimit me Këshillin e Sigurisë (Drejtpërdrejt)

Deklaratë pas takimit me Këshillin e Sigurisë (Drejtpërdrejt)

Gepostet von Hashim Thaçi am Dienstag, 17. März 2020

Pak para mesnatës Presidenti bëri të ditur se tashmë e kishte nënshkruar dekretin dhe se të njëjtin do ta çonte para deputetëve për votim.

I menjëhershëm ishte reagimi i Haki Abazit, zëvendësit të Albin Kurti.

“Kryeministri nuk është në pajtueshmëri me propozimin e Presidentit Thaçi. Tani për tani gjendja e jashtëzakonshme është e panevojshme”, tha ai pak para mesnatës në një konferencë për media, shkruan Insajderi.

Qeveria kundër propozimit të presidentit për gjendje të jashtëzakonshme

Pavarësisht mos-pajtimeve qeveria më 23 mars vendosi masa kufizuese për lirinë e lëvizjes për shkak të mospërhapjes së Koronavirusit në vend.

Thaçi po atë natë doli në një konferencë urgjente për media. Tha se vendimi i Kurtit është anti-kushtetues përderisa në vend ende nuk është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Konferencë për media (Drejtpërdrejt)

Gepostet von Hashim Thaçi am Montag, 23. März 2020

I njëjti një ditë më pas po në një konferencë për media tha se vendimin do ta çoj në Kushtetuese.

Konferencë për media (Drejtpërdrejt)

Konferencë për media (Drejtpërdrejt)

Gepostet von Hashim Thaçi am Dienstag, 24. März 2020

Vetëm tetë ditë më pas Gjykata Kushtetuese konstatoi se vendimi i Albin Kurtit është anti-kushtetues. I njejti vendim hynë në fuqi më 13 prill, që i bie se deri atëhere vlen masa e njëjtë për kufizimin e lirisë së lëvizjes.

Deri me këtë ditë mbetet në fuqi vendimi anti-kushtetues i Albin Kurtit

Megjithatë mbetët të shihet nëse Presidenti do ta dërgojë në Kuvend – Dekretin për shpalljen gjendjes së jashtëzakonshme.

Në Kosovë deri tash nga Koronavirusi janë prekur 108 persona, ndërsa një tjetër ka vdekur./Insajderi.com