Konkurrentja e emisionit të dashurisë “Për’puthen” 2, Jasmin Kadriu, ka folur për një periudhë “të errët” të jetës së saj.
Në një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në Instagram ku kishte shkruar “hajde qajmë hallet së bashku”, një vajzë i kishte treguar se nuk është e lumtur pasi bashkëjeton me prindërit e burrit.
Një eksperiencë të tillë në jetë duket se e kishte pasur edhe Jasmina, e cila në replikën e saj ndaj ndjekëses tregon se kishte bashkëjetuar me prindërit e të dashurit.
Ajo thotë se ishte periudha më stresuese që kishtë përjetuar në jetë, teksa tregon se kishte humbur plot 15 kilogramë.
Më tej shton se këshilla më e mirë që mund t’i jap dikujt që gjendet në këtë situatë është që të krijojë mundësinë e të jetuarit vetëm.
“E kam provuar bashkëjetesën me familjen e të dashurit, ndoshta ka qenë e pafat për mua! Por di të them që mësova se çfarë s’do t’i bëj kurrë nuses së djalit tim”.
“Se këta njerëz harrojnë në fund të ditës që kanë vetë fëmijë dhe janë qënie njerëzore si të gjithë. Ka qenë eksperienca më stresuese që kam pasur ndonjëherë saqë humba dhe 15 kile! Krijo mundësi jeto vetëm me burrin se këshillë tjetër s’të jap dot”, shkruan Jasmina./Insajderi.com