Aktorja e njohur turke, Meyrem Ozerli, është bërë sërish nënë, njofton Insajderi.
Meyrem ka sjellur në jetë foshnjën e saj të dytë.
Ajo njoftoi se foshnja erdhi në jetë të premten, ndërsa vendosi që ta pagëzojë me emrin Lily Koi dhe publikoi imazhet e para me të në krahë.
“Dje, 08.01.2021 Më e dashura ime Lily Koi, Lara Jemima, babai dhe unë jemi shumë të lumtur të mirëpresim në familjen tonë. Jemi aq të bekuar dhe të lumtur që u bashkuar me ne”, ka shkruar aktorja në Instagram./Insajderi.com