I dashuri biznesmen llaston Genta Ismajlin me super dhurata për Krishtlindje

I dashuri biznesmen llaston Genta Ismajlin me super dhurata për Krishtlindje

Këngëtarja Genta Ismajli ka bërë së fundmi publike lidhjen e saj të dashurisë me një biznesmen turk, i cili madje i ka propozuar këngëtares në Urën e Bosforit.

Në rrjete sociale, Genta ka treguar vazhdimisht se ndihet kokë e këmbë e dashuruar dhe se është një vajzë me fat, të cilën partneri e llaston pafund.

Vetëm pak më parë, ajo tregoi në një postim në Instagram dhuratat që partneri i kishte bërë për Krishtlindje.

Genta shfaqet në foto tepër e lumtur teksa hap dhuratat e saj “Louis Vuitton”, ndërsa krahas postimit shkruan:

“Dashuria ime, ti je fantastik për të gjitha dhuratat e mia të bukura për Krishtlindje! Gëzuar festën të gjithëve! Llastojini të dashurit tuaj me dashuri dhe “Louis Vuitton”- janë fjalët e Gentës.