I dashuri i Dua Lipës shpjegon arsyen pse ai nuk do të marrë vaksinën anti-COVID

I dashuri i Dua Lipës shpjegon arsyen pse ai nuk do të marrë vaksinën anti-COVID
Burimi i fotografisë: Anwar Hadid and Dua Lipa Frazer Harrison/Getty Images for The Recording Academy

I dashuri i Dua Lipës, Anwar Hadid shkaktoi debat në rrjete sociale kur deklaroi se në asnjë mënyrë ai nuk do të injektohej me vaksinën anti-COVID, njofton Insajderi.

21-vjeçari, i cili vuan nga sëmundja Lyme, tha se ai preferonte ta linte trupin e tij të luftonte Covid-19 “natyrshëm”.

Pasi deklarata e tij u bë virale, ai hyri në Instagram të nesërmen për të sqaruar të gjithë ndjekësit e tij.

Ai shkroi: “Unë nuk jam, nuk jam kundër vaksinës, mendoj se të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm me secilën vaksinë individualisht duke parë efekte pozitive dhe të mundshme negative.

“Kam marrë vaksina më parë, por si dikush që ka pasur një sistem imunitar të kompromentuar, unë dua të vazhdoj të mësoj për shumë mënyra se si mund të mbroj veten dhe të tjerët”.

Ai shtoi: “Asnjëherë nuk kam dashur të ofendoj askënd me fjalët e mia, dhe jam aq mirënjohës për të gjithë punonjësit dhe mjekët dhe punën e fuqishme që ata kanë bërë gjatë kësaj kohe.”

Anwar vazhdoi: “Po ju dëgjoj dhe dua të diskutoj për Coronavirusin, përgjigja ime nuk ishte qëndrim kundër vaksinës, sinqerisht ishte vetëm një mëndin. Nuk pres që të gjithë ju të më kuptoni ku qëndron mendja dhe zemra ime. Ky ishte gabimi im”.

Modeli përfundoi sqarimin e tij duke iu premtuar të gjithë ndjekësve se në të ardhmen do të kujdesej më shumë për atë që ndanë me botën. /Insajderi.com