Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, duket se është në perfundim të një projekti të ri muzikor, njofton Insajderi.
Këtë gjë e ka bërë të ditur i dashuri i saj, biznesmeni i njohur turk, Huseyn Usta, përmes disa postimeve në rrjetet sociale.
Ne llogarinë e tij në Instagram, ai ka publikuar disa imazhe të këngëtares shqiptare, në mbishkrimet e të cilave nuk i ka kursyer dedikimet në shqip.
“Ti më merr frymën”, shkroi ai sipër një imazhi, ku Genta shfaqej mjaft atraktive.
View this post on Instagram
Më pas, i njëjti publikoi edhe një tjetër postim ku shfaqej shkronja G, e përpunuar si një logo, të cilën ai e ka quajtur “Logoja e jetës time”.
View this post on Instagram
Postimi i tij i fundit përfshinte një imazh të fytyrës së këngëtares, ku në pah vihej bukuria e saj dhe shkruante “së shpejti”.
View this post on Instagram
“Të dua shumë”, shkroi Ismajli në mbishkrimin e kësaj fotografie, e cila mesa duket është paralajmërim për këngën e saj të re që do të vijë së shpejti./Insajderi.com