I dashuri ia fluturoi rrobat nga ballkoni, juristja rrëfen skenat e xhelozisë: Një çun mu afrua në club dhe…

I dashuri ia fluturoi rrobat nga ballkoni, juristja rrëfen skenat e xhelozisë: Një çun mu afrua në club dhe…

Redona Koçi është kthyer prej kohësh në një nga modelet më të ndjekura e komentuara në rrjetet sociale. Së fundmi, Redona e njohur si juristja seksi, ka folur rreth jetes së saj private ku ka zbuluar se është në një lidhje dashurie.

Pa zbuluar idenitetin e personit në fjalë, ajo u shpreh se është e lumtur krah djalit dhe se kanë gjashtë vite bashkë. “Dikur kemi bashkëjetuar, tani jo më, sepse prindërit e mi u kthyen nga jashtë”, tregoi Redona gjatë intervistës në “Glamour zone”.

Ndërsa e pyetur nëse kanë pasur skena xhelozie, Redona tregoi një rast. “Një nga skenat e xhelozisë ishte kur nga dhoma ime fluturuan nga ballkoni të gjithë gjërat që kisha blerë, bizhu vjeshje. Mu dhimb shpirti se kisha bërë shopping atë ditë”, tha ajo.

Gjithashtu ajo tregoi edhe një sherr që kishte ndodhur në një club pasi e kishte ngacmuar një djalë dhe më pas është futur në mes i dashuri i saj.

“Kemi qenë në një club, u largua pak me një shok, u afrua një çun aty më kërkoi një person, ndërkohë që vjen i dashuri im aty i thotë ej ca do? Okej se rregulloj unë”, tha Redona.