I dashuri zbulon talentin e fshehtë të Gentës

I dashuri zbulon talentin e fshehtë të Gentës

I dashuri turk i këngëtares se njohur, Genta Ismajli, Usta, ka zbuluar një talent të saj që nuk është ditur më herët, përcjell Insajderi.

Ai në një storie në Instagram, ka postuar këngëtaren duke i rënë pianos dhe që paraqet tingujt muzikor të kombinuar mjaft bukur.

Ata duken mjaft të lumtur më njëri-tjetrin duke i shijuar tingujt e pianos, ndërsa jetën e tyre nuk hezitojnë ta ndajnë me publikun.

Këngëtarja kosovare tashmë ka filluar punën në përgatitjen e projektit të saj më të ri, pas bashkëpunimit me reperin Fero. /Insajderi.com