Reperja me famë gjermane, Loredana Zefi së fundi ka shijuar pushimet në bregdetin shqiptare, shkruan Insajderi.com
Por, ajo që ka çuditur fansat ishte së ajo vendoste lokacioni Mykonos, ishuj në Greqi në postimet e saj.
Nuk dihet pse Loredana ka bërë një veprim të tillë, pasi që ajo u demaskua shumë shpejtë nga një video të postuar nga ajo ku shihet vetura më targa shqiptarë në vendin ku ajo po qëndronte.
Për këtë arsye ajo ka marrë një thumb nga këngëtarja tjetër Enca Haxhiu, e cila ka postuar në Instagram disa video nga liqeni i Pogradecit dhe shprehet shumë e lumtur që ndodhet atje për të pushuar.
Fillimisht në një video ajo ka vendosur si lokacion “Brazil”, por më pas ka zbuluar se ndodhet në Pogradec dhe gjithë këtë e ka bërë dike ironizuar më postimet e Loredanës në lidhje më lokacionin.
“Ç’Brazil le***. Ku ka si Pogradeci. Në liqenin e Mykonos. Se u ngatërrova”, shoqëruar me emojin e një fytyrë me hundën e rritur, që simbolizon një njeri gënjeshtar.
Në anën tjetër, Loredana dhe Enca janë duke vazhduar që të jenë aktive në muzike.
Projekti i fundit i Loredanës është bashkëpunimi më Mozzikun i titulluar ’Mit Mir’, ndërsa i Encës është ‘Sauvela’ i lansuar një muaj më parë./Insajderi.com