I gjakosur, publikohen pamjet e aktorit të famshëm pas zënkës me ish-gruan

I gjakosur, publikohen pamjet e aktorit të famshëm pas zënkës me ish-gruan

Aktori i njohur Johnny Depp ka akuzuar ish-gruan e tij, Amber Heard, se gjatë një konflikti ajo i ka vendosur mbi faqe një cigare të ndezur. Gjithashtu, Amber e ka  qëlluar  atë me një shishe, e cila i ka lënduar gishtin.

Në foton që po qarkullon në rrjet, Depp shfaqet i larë në gjak pas sherrit me ish-bashkëshorten në vitin 2015. Kjo është hera e parë që kjo foto publikohet, 4 vite pas sherrit të bujshëm.

Nëpërmjet kësaj fotoje, mësohet vërtetësia e akuzave të aktorit, i cili mesa duket ka qenë i pafajshëm dhe artikulli i vitit 2018 për të, ku cilësohej si ‘dhunues femrash’, është i pavërtetë.

Ngjarja e rëndë mes çiftit ndodhi në Australi dhe zënka nisi në momentin kur Amber dëgjoi aktorin të fliste me avokatët e tij për një marrëveshje pas-martesore.