I gjithë publiku në këmbë, Elvana Gjata ‘shpërthen në lot’ pas performancës në Festivalin e RTSH-së

I gjithë publiku në këmbë, Elvana Gjata ‘shpërthen në lot’ pas performancës në Festivalin e RTSH-së

Është një prej artisteve më të mëdha shqiptare që ka marrë kurajën për të garuar në Festivalin e 58-të të RTSH-së.

Elvana Gjata për herën e dytë radhazi është ngjitur në skenën e madhe të Radio Televizionit Shqiptar për të performuar me këngën e saj pjesëmarrëse “Tana” me të cilën po pretendon ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovison”, në rast se arrin ta rrëmbejë çmimin, shkruan Insajderi.

© RTSH / Elvana Gjata performon në natën finale të FRTSH 58

E veshur në të bardha, ajo u ngjit në skenën e RTSH-së por kësaj here u duk të jetë përgatitur më shumë. Ajo kishte reduktuar disa pjesë të vallëzimit, të cilat siç ishte parë në performancën e parë e kishin mbushur frymë aq shumë sa nuk arrinte të këndojë me ton të balancuar.

Me të përfunduar, ajo u pa tejet e emocionuar sa nuk i bajti lotët. “Këtë këngë e kam shkruar, jo pse kam bërë kushedi se çfarë shkence, por e kam shkruar nga thellësia e shpirtit” – tha Elvana derisa publiku u ngrit në këmbë duke thirrur emrin e saj.

Edhe pasi u ngjit moderatorja në skenë, derisa ajo po fliste emri i “Elvanës” nuk ndalej së thirruri  nga publiku.

© RTSH / Elvana Gjata e emocionuar në natën finale të FRTSH 58

Kujtojmë që për këtë natë mes 12 këngëve dhe këngëtarëve finalistë, do të përzgjidhet edhe fituesi i Festivalit të Këngës në RTSH, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës, i cili për vitin 2020 do të mbahet në Hollandë.

/ © Insajder – Review /