I infektuar me COVID-19, aktori ishte gati “të nuhaste edhe sqetullat e njerëzve”

I infektuar me COVID-19, aktori ishte gati “të nuhaste edhe sqetullat e njerëzve”

Keni menduar ndonjëherë si është të kesh virusin COVID-19? Aktori, Hugh Grant detajoi qartazi simptomat që ai kishte: ndihej sikur kokrrat e syve i ishin ënjtur sa tri herë madhësia e tyre, dhe i dukej sikur një burrë jashtëzakonisht mbipeshë i ishte ulur në gjoks, shkruan News 24, transmeton Insajderi.

Gjatë një intervistë virtuale me Stephen Colbert, aktori britanik foli për herë të parë për betejën e tij më sëmundjen gjatë muajit shkurt, që e kishte mbajtur të fshehur deri tani.

“E gjitha filloi me simptoma të çuditshme, dhe po djersija shumë”, shpjegoi aktori 60-vjecar.

“Pastaj më dukej se më ishin ënjtur sytë sa tri herë madhësia e tyre, dhe kisha këtë ndjenjë që një burrë mbipeshë, si Harvey Weinstein ishte ulur në gjoksin tim”.

Humbja e të nuhaturit është një nga simptomat karakterizuese të virusit, ndërsa aktori filloi të shqetësohej kur ecte rrugës dhe nuk mund të nuhaste asgjë.

Ai pranon që në një tentativë të pashpresë për tu vetë-diagnostikuar, ai filloi të ‘nuhaste lule e deri te kosha të plehrave”.

“Të vjen të nuhasësh sqetullat e të një panjohuri vetëm sepse ti nuk ndjen asgjë”, tha ai me shaka.

“Më pas shkova në shtëpi dhe spërkata parfumin e bashkëshortes në fytyrë. S’mund të nuhasja asgjë por për pak sa s’u verbova!”

Aktori dhe bashkëshortja e tij Anna Eberstein, nuk iu nënshtruan testit dhe sëmundja kaloi. Por së fundmi ai ka bërë një test të antitrupave gjë që zbuloi se antitrupat e Coronavirusit ishin ende aktivë në trupin e tij, duke konfirmuar kështu dyshimet e tij se ai e kishte kontraktuar virusin. /Insajderi.com