Mbrëmja e 2 marsit, na serviri një nga puntatat më emocionuese të emisionit të dashurisë, “Për’puthen”, njofton Insajderi
Çifti me i komentua së fundmi brenda formatit, Rinian Leka dhe Ana Kauri, patën një përballje me kërkesën e kësaj të fundit.
Kërkesa erdhi pas refuzimit që Ana i bëri Rinianit, dhe deshi të qartësojë edhe një herë deklaratën e saj, për faktin se ajo nuk ndjen emocione nga ai.
Ajo i thotë se ka filluar mos të njohë veten në këtë format, dhe nuk arrin të kuptojë çka në të vërtetë po ndjen, dhe e fton atë të vazhdojnë njohjen jashtë, pa kamera dhe pa publikun.
Mirëpo, ky propozim i Anës u refuzua nga Riniani, i cili deklaroi se nuk i beson fjalëve të Anës. Ai tregoi se kishte pasiguri për faktin që në një moment tjetër jashtë, Ana mund të bënte sërish të njëjtën gjë dhe të merrte një tjetër refuzim, ndaj nuk pranoi të dalë me Anën nga emisioni.
Por Ana kishte vendosur, me apo Rinianin ajo i dha fund rrugëtimit të saj në “Për’puthen”.
Kanë kaluar gati dy javë që nga dalja e Anës nga emisioni, dhe Riniani vazhdon udhëtimin e tij për të gjetur dashurinë. Së fundmi ai u komentua për një puthje me Sara Malajn, por video incizimet dëshmuan se ai nuk inicioi puthjen.
Ndërkaq, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, teksa i përgjigjej pyetjes së një ndjekësi ai tregoi edhe raportin që ai ka sot me Anën.
“Me Anën mbetëm si e patë dhe juve. Unë i uroj shumë fat dhe suksese në objektivat e veta”, përgjigjet ai duke lënë të kuptohet se historia e tyre përfundoi në mbrëmjen e 2 marsit.
Por, “Për’puthen” vazhdon të jetë burim i surprizave, kështu që deklaratat e konkurrentëve jo gjithnjë mund të merren si të mirëqena. /Insajderi.com