
Modelja e njohur Emine Çunmulaj prej vitesh po jeton në Shtetet e Bashkuara, së bashku me bashkëshortin dhe sy vajzat e saj.
Ajo ndan vazhdimisht me ndjekësit në rrjete sociale moment nga jeta e saj e përditshme, ndërsa së fundmi ka treguar se ka bërë gabimin e madh me vajzën e saj, Ella-n.
Ajo e ka dërguar vajzën në shkollë si çdo ditë, mirëpo ka harruar se shkolla kishte pushim.
“Sigurisht që e çova Ella-n në shkollë dhe më thanë që nuk ka shkollë. Jam zyrtarisht ajo mama. Kështu që jemi në parkun e lojrave”, shkruan Emina me humor në postimin e saj.