Princi William, Kate Middleton, princi Harry dhe Meghan Markle janë bërë të pandashëm gjatë Royal Fab Four, që po realizojnë ditët e fundit.
Të dy Dukeshat si ajo e Cambridge dhe ajo e Sussex janë bërë mike të ngushta me njëra-tjetrën. Kate ia ka treguar miqësinë e saj Meghan-t që në momentet e parë që ka marrë vesh se Harry po shoqërohej me të. E kush më mirë se Kate për ta mbështetur dhe këshilluar brenda familjes mbretërore?
Fundja ajo i ka mësuar vetë këto gjëra. Gjithsesi, përtej përshtatjes dhe ngjashmërisë që Kate dhe Meghan kanë në disa gjëra, kur vjen puna tek stili i veshjes ato dallojnë shumë. Veshjet e tyre ndryshojnë si nata me ditën edhe pse ndonjëherë thuhet se marrin ndonjë ide nga stilet e njëra-tjetrës.
Le ta konkretizojmë këtë që po shkruajmë: në mbrëmjen gala Hamilton, Meghan u shfaq e veshur me një fustan-xhaketë të shkurtër të ngjitur pas trupit.
Fustani nga Judith dhe Charles ishte tejet i bukur, por Kate nuk do të guxonte ta vishte. Në të njëjtën mbrëmje gala që organizohet çdo vit, ishte e pranishme edhe Kate në vitin 2017.
Veshjet e Dukeshave janë aq larg njëra-tjetrës. Kate zgjodhi një fustan treçerekësh ngjyrë vishnje, tipik preferencë e saj. Dukeshat sigurisht që janë të ndryshme dhe nuk kanë pse vishen njësoj, por është bukur të shikosh sesa shumë ato ndryshojnë nga njëra-tjetra. Ju cilin stil pëlqeni më shumë, atë të Kate apo të Meghan?