Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, që u zgjodh sot në Konventën e 10-të zgjedhore të kësaj partie, ka lënë pas vetes një karrierë muzikore.
Duke qenë i përfshirë për disa vite me radhë në tregun muzikor shqiptar, ai ishte i pranishëm në projekte të ndryshme si pjesëtar i hip-hop grupit “Ritmi i Rrugës”.
Krahas Memlit, në këtë label ishin edhe Arbër Reçi e po ashtu edhe Besnik Qaka tanimë i NRG Band.
Grupi u formua në vitet ’90 dhe kanë lëshuar gjithsej 3 albume: “Bota është e jona”, “Obsesion” dhe “Përjetësisht”.
Ndërkohë, dy nga hitet më të mëdha të këtij grupi janë: “Ushtari i Rrugës” dhe “Përjetësisht”. /Insajderi.com