I përmirësohet gjendja Fifit, pas videos në spital e ‘djeg’ Instagramin me foto nga Turqia

I përmirësohet gjendja Fifit, pas videos në spital e ‘djeg’ Instagramin me foto nga Turqia

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, këto ditë nuk ishte në gjendje të mire shëndetësore, shkruan Insajderi.

Ajo u ka treguar ndjekësve të saj se ndodhej në spital dhe po trajtohej me oksigjenoterapi.

Fifi në Instagram nuk ka bërë të ditur se nga çka është duke vuajtur , por vetëm ka publikuar një pamje nga spitali ku shihet duke marrë oksigjen.

“Kam nevojë të më kthehet zëri im, kam nevojë të frymoj”, ka shkruar Fifi në InstaStory.

Por si duket Fifi është më mirë dhe gjendja e saj shëndetësore është përmirësuar pasi që ajo ka postuar një fotografi nga Turqia.

Krejt çka na duhet në jetë është respekti e dashnia’, ka shkruar ajo krahas imazhit.

Kujtojmë që Fifi ka kohë që nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri në muzikë.

Kënga e saj e fundit e saj është bashkëpunimi më Brunon të titulluar “ Fiksimi im”, projekt me të cilin kanë marrë pjesë në Këngën Magjike.

Kënga që tre muaj nga lansimi ka marrë mbi 10 milionë klikime./Insajderi.com