Para pak kohësh, këngëtarja Tuna bëri të ditur se është bërë nënë për herë të dytë, pas një shtatzënie që e mbajti të fshehur deri në lindje.
Ajo solli në jetë një djalë që e pagëzoi me emrin Zen.
Tuna ndau me ndjekësit e saj momentet e para pas ardhjes në jetë të Zen, përmes disa fotografive në llogarinë e saj në Instagram.
Këngëtarja më pas ndau edhe momente nga festa e zbulimit të gjinisë së bebit ku në krahë kishte familjarët dhe djalin e madh, por jo edhe Patrisin, ish – bashkëshortin.
Ajo çfarë ishte e veçantë nga artistja ishin pozat që kishte marrë në fotografi me barkun e rrumbullakosur.
Derisa së fundmi për festën e ditës së fëmijëve ajo i ka bërë fotosesionin e parë Zen-it, ku shihet si një engjull që të kënaq. /Insajderi.com
View this post on Instagram
View this post on Instagram