![“I shkruajta vetë e para”, vajza e Agim Bajkos rrëfen si lindi historia e dashurisë me moderatorin shqiptar](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/01/6b3d75e62e0240bea9eb647a09ef0ce3_L-730x440.jpg)
Pak ditë më parë, moderatori Ardit Roshi i propozoi në emision partneres së tij, duke ‘vjedhur’ kështu vëmendjen e të gjithëve me gjestin më romantik.
Për të treguar më shumë detaje nga ky propozim dhe lidhja e tyre, Arditi dhe Blerina ishin të ftuar në “Soiree”.
SHIKO EDHE > Djali i vozit “Ferrari”, Dani thotë “Krejt e kanë”
Ata kanë treguar se janë njohur nga një grup i përbashkët shoqëror dhe se ka qenë vetë Blerina që i ka shkruar Arditit, pasi u kthye nga Italia për ta takuar.
“Pasi u ktheva nga Italia në fillim të kësaj vere, u takuam sepse unë i shkruajta, nuk e di pse.
I shkruajta në Instagram pasi nuk e kisha numrin e tij. Shumë herë jemi ulur për ta analizuar se pse dhe ai nuk e ka kuptuar kurrë pse. Nuk ishte një nga ata persona që mendoja çdo ditë , por nuk e di, i shkruajta”, është shprehur Blerina Bajko.
Ajo ka treguar më tej se thjesht i shkruajti ‘ku je?’, për ta takuar dhe më pas ajo çfarë ndodhi është padyshim një histori e bukur dashurie.
Detaje të reja për rastin e “tentim-dhunimit” të Butrint Imerit, flasin protagonistët dhe psikologu