Edhe pas daljes nga emisioni i dashurisë “Për’puthen”, dy tashmë ish-konkurrentet, Sindi Loci dhe Melisa Lleshi, duket se nuk i kanë normalizuar raportet, njofton Insajderi.
Ishte Sindi ajo që e ftuar në një emision, u pyet se cili nga konkurrentët, Melisa, Ana Lleshi apo Mevlan Shaba duhet të heqin dorë nga muzika sepse “s’kanë talent”. Ajo u përgjigj me “të tre”.
E së fundi, ka reaguar Melisa, e cila përmes një Instastory i është drejtuar Sindit duke e falënderuar për “vëmendjen që po më jep”.
“Dua të them që më erdhi kjo mundësi e mirë që t’i futem muzikës nga Për’puthen pas disa vitesh punë. Numëroj miliona klikime në vetëm dy këngë. Jam krenare me aq sa kam arritur. Do të sugjeroja që mundësinë që t’u dha për t’u bërë imazh publik, ta shfrytëzosh për veten tënde, dhe jo për t’i ulur poshtë të tjerët. Shiko punët tua dhe suksese!”, është shprehur Melisa.
Të dy ish-konkurrentet edhe gjatë kohës sa ishin në program kishin marrëdhënie të tensionuara. Madje, në njërën nga puntatat, debati mes tyre eskaloi duke shpërthyer në ofendime të rënda nga ana e Sindit e cila i tha Melisës “Ti bën s*ks për një kafe”./Insajderi.com