Atdhe Xheravina feston ditëlindjen sot.
Pas urimit të Sarës, vajza me të cilën është në njohje pas daljes nga programi, urimi që mori vëmendjen është ai nga Diana Lleshi – Ana.
Ish-konkurentja ka hedhur një video në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqet bashkë me Atdheun duke “u puthur” gjatë një loje sa ishin të ftuar në “Shiko kush luan”.
Ana ka shkruar: “Qëndro gjithmonë ky njeriu që kam njohur unë me shpirtin e lirë dhe buzëqeshja mos tu shterroftë asnjëherë nga fytyra, të dua shumë o mik shpirti”.
Mes saj ka publikuar dhe një foto teksa shihen duke vallëzuar së bashku dhe poshtë saj ka shkruar: ” E lumtur që të njoh dhe veç gëzime paq gjithë jetën”.
Dyshja brenda programit “Për’puthen” kishin një histori së bashku ku zhvilluan takime të një pas njëshme, e cila përfundoi më një puthje në buzë në ditën kur u largua Ana nga emisioni.
Kjo që ka bërë artisja nuk është diçka e zakonshme, pasi që djali nga Gjakova tani më është në njohje me ish-konkurenten Sara, por që nga dyshja nuk është mohuar se kanë një shoqëri mes tyre krahas kujtimeve që kanë kaluar. /Insajderi.com