I vie fundi emisionit “Për’ puthen”

I vie fundi emisionit “Për’ puthen”

Autorja e programit “Për’ puthen”, Olsa Muhameti, ka treguar se po xhirohen edhe episodet e fundit të këtij emisionit, shkruan Insajderi.

Ajo ka realizuar një rubrikë ‘Ask me a question’ të mundësuar nga Instagrami, ku ajo është pyetur për vazhdimësinë e emisionit.

Pyetjet më të shpeshta ishin: “Nuk do ketë më ‘Përputhen’? Pse java e fundit?”.

“Jo nuk është java e fundit, ‘Përputhen’ përfundon në fund të qershorit! Ama javën që vjen konkludohen ngjarjet e personazheve, që kanë mbetur në program”, tha ajo.

Ndryshe, ‘Përputhen’ transmetohet që nga muaji tetor i vitit të kaluar dhe ka arritur rekord të shikimeve duke numëruar për një kohë të shkurtë mbi 500 milionë shikime./Insajderi.com