Ia kritikuan këngën e re si shtypëse ndaj vajzave, Gresa Behluli reagon

Ia kritikuan këngën e re si shtypëse ndaj vajzave, Gresa Behluli reagon

Gjatë ditës, Qendra Kosovare për Studimet Gjinore publikoi një status në Facebook, ku shkruan se bashkëpunimi i ri i Gresa Behluli dhe Shkurte Fejzës me titull “Nuse mësuese” e publikuar këtë muaj, përmbanë gjuhë të urrejtjes dhe promovon nënshtrimin e grave.

“Ditë më parë është publikuar një këngë nga Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli me titull “Nuse, mësuese”, këngë e cila përveç që i redukton gratë në rolet tradicionale gjinore, është shumëfish shtypëse për gratë duke qenë se promovon dhunën ndaj grave si mjet të disiplinimit të tyre përmes përmbajtjes frazave si:

“Fjala prishë e fjala ndreqë

Zgjedhi nuse ma mire fjalët

Në daç punët mos me i pasë keq

Zgjedhi nuse fjalët me mjaltë”

“Me folë butë e me duru

Nana ty nuse t’ka mësu

Vjehrren me e respektu

Ti nderon prindërit e tu”

Qendra, misioni i së cilës është integrimi i perspektivës gjinore në të gjitha sfera kërkon që kjo këngë edhe të raportohet përmes mekanizmave të platformës Youtube.

Më vonë, në lidhje me postimin që mori majft vëmendje në rrjete sociale, reagoi edhe Gresa Behluli me një postim në Instagram.

Teksti që është shkruar nga Ilir Berani, synon të ironizojë me botëkuptimet mes gjeneratave sipas këngëtares. Është një tekst satirik dhe aspak diskriminues.

“Ky tekst eshte shkruar nga Ilir Berani…dhe eshte mendu si nje temë qe paraqet ironine e raportit te botekuptimeve te ndryshme ne mes te gjeneratave…Eshte nje tekst satirik qe paraqet botekuptime te ndryshme ne mes te gjeneratave dhe ne asnje menyre diskriminuese …si mund te jete njeriu diskriminues ndaj vetvetes, une jam femer dhe vet!”, shkruan Behluli.

“Çdo dite na servohen kenge e videoklipe me tekste eksplicite e fjale banale e videoklipe erotike qe na shfqen edhe ne 12 dites neper tv tona… femijet e juaj rriten me ato kenge e ju nuk reagoni? Kur paraqitet femra vetem si objekt seksi juve nuk ju duket diskriminuese kjo ndaj femres? Neper koncerte behet me shume stribtiz e vetem art jo…as kjo nuk ju duket diskriminuese?”

Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të këngëtares në Instagram. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gressa Behluli (@gressabehluli)