Është një prej fotografëve më të përmendur shqiptar, krejt kjo pasi bashkëpunon me modele e këngëtare me zë në Shqipëri.
Endrit Mërtiri jo rrallëherë ia mbanë vetes si më i miri pasi që ia ka dorën goxha fort “Adobe Photoshop-it“, shkruan Insajderi.
MOS E HUMBISNI > Shikoni intervistën e plotë me reperin serb, Aki Aki
Këtë të martë ai si shumë të njohur të tjerë ka publikuar një imazh në llogarinë e tij në “Instagram” si shenjë solidarizimi dhe keqardhje për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Shqipëri, vend ky i cili në orët e para të mëngjesit është prekur nga disa tërmete të fuqishme.
Ai ka publikuar një imazh ku shihet një qen në gërmadhat e një objekti të rrënuar derisa po shpëtonte një person i cili ishte ngujuar.
Ky imazh në fakt nuk ka fare të bëjë me tërmetin e fundit në Shqipëri, pasi imazhi i shkrepur është në pronësi të fotografit, Jaroslav Noska. Ky i fundit është kontribuues në faqen “Alamy Stock Photo”.
Imazhi në fakt është shkrepur me 18 Tetor 2018-të dhe mund të blihet online për përdorim të gjerë në vlerë prej 49.90 euro.
Zhutat e ‘kallin’ studion e Review / Mos e humbisni intervistën me reperin serb, Aki Aki
Mërtiri nuk duket të jetë personi i parë që ka rënë pre e këtij imazhi pasi që në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë me të madhe, ndonëse mund të konsiderohet plotësisht si dezinformim i plotë i publikut.
/ © Insajderi /
Shiko burimin origjinal të fotografisë
SHTESË:
Mërtiri tashmë ka fshirë imazhin që e ka bërë publik disa minuta më parë.