Ibrahim Kelmendi vërteton fjalët e Adelinës: Sa u pagua Arif Vladi për “Marshin e UÇK-së”

Ibrahim Kelmendi vërteton fjalët e Adelinës: Sa u pagua Arif Vladi për “Marshin e UÇK-së”

Debati i nisur nga Adelina Ismajli lidhur me deklaratën se Arif Vladi është paguar për këngën e famshme “Marshi i UÇK-së”,  mori reagim të ashpër nga këngëtari, i cili e akuzoi për shpifje dhe e kërcënoi që do të përballeshin në gjykatë.

Mirëpo pas deklaratës së Vladit, në redaksinë e “Bota sot” është dërguar një reagim nga sponzorizuesi i këngës Refik Hamiti, i cili thotë se Adelina ka folur të vërtetën, njofton Insajderi.

“E nderuara redaksi. Unë jam Refik Hamiti dhe mund të konfirmojë deklaratën e Adelina Ismailit se Arif Vladi është paguar për këngën e UÇK-së. Unë e kam sponsorizuar atë këngë. Arif Vladit ia kam paguar inçizimin në TVSH 12.000,00 DM. Unë kam qenë furnizuesi kryesor i Logjistikës së UÇK-së. Kam qenë i autorizuar nga Shtabi i atëhershëm”, ka thënë Hamiti në reagimin e tij.

Poashtu, edhe Ibrahim Kelmendi, njëri nga udhëheqësitë e Lëvizjes Popullore të Kosovës, e ka pohuar të njëjtën gjë, me disa ndryshime.

Refik Hamiti nuk ka pas ndonjë njohuri, pos kur e ka dëgjuar të emitohet publikisht. Nëse pastaj i ka dhënë dhuratë, nuk e di, por teksti, kompozimi, realizimi, janë bërë vetëm për 1000 USD. Ndoshta Arifi pat lut për 500, që i duhen të paguan tekstin dhe melodimin, por unë, për ta hek qafe, ia dhashë 1000. Dhe nuk kisha ndonjë besim ekstra se vërtetë do ta bënë këngë që do të ketë ndikim frymëzues me ato përmasa. Kupto, vetëm Arifi, unë, tekst-shkruesi dhe kompozitori dinim për këngën para se ajo të bëhej publike”, ka thënë Kelmendi./Insajderi.com