
Ndonëse e re në moshë, këngëtarja Venesa Doçi, është mjaft e dashur për publikun, njofton Insajderi.
Jo vetëm në Kosovë, ajo tashmë është bërë e njohur edhe në Turqi, pasi ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare për të vazhduar karrierën atje. Kontrata është nënshkruar pas publikimit të coverit të saj të këngës “Aramam” nga izona e muzikës turke, Ibrahim Tatlisës, që numëron afër 90 milionë klikime në kanalin e Youtube.
Së fundmi, talentja nga Kosova është ftuar për të marrë pjesë në “Ibo Shoë” – shfaqjen më të famshme në Turqi me Ibrahim Tatlises.
Lajmin e ka konfirmuar motra e Venesës, Aida, e cila po ashtu është këngëtare me famë në Kosovë.
Ai njoftoi se shumë shpejtë pritet që Venesa të shkojë në Turqi për të qenë pjesë e këtij emisioni shumë të ndjekur./Insajderi.com