21 vite pas një prej vrasjeve më të bujshme në SHBA, ekzekutimit të reperit me famë botërore Tupac Shakur, emri i autorit ka dalë në dritë në dokumentarin më të fundit të realizuar nga Fox.
Dy detektivë të kohës, Tim Bennan dhe Robert Ladd, të cilët hetuan ngjarjen, kanë treguar për herë të parë detaje për vrasjen e reperit Tupac.
Sipas tyre ka qenë Orlando Anderson, i cili bënte pjesë e bandës së Crips-ave. Nga hetimet e tyre ka rezultuar se ka qenë pikërisht Anderson ai që ka hapur zjarr ndaj makinës ku ndodhej Tupac si një shenjë hakmarrje.
Sipas tyre, Anderson u është mburrur miqve të tij se ai ka qenë edhe autori i vrasjes së bujshme. Por 21 vite pas ngjarjes ai do të vijojë të mbetet thjesht një i dyshuar e nuk mund të merret më në pyetje për ngjarjen, pasi humbi jetën në një shkëmbi zjarri në vitin 1998.
Dokumentari më i fundit për Tupac Shakur pritet të ketë sukses në SHBA, pasi edhe 21 vite pas vrasjes për të është aluduar jo pak herë se është gjallë.