Imazhet e para të fëmijërisë së Xhensila Myrtezajt janë ato që dokumentojnë dashurinë saj për muzikën

Imazhet e para të fëmijërisë së Xhensila Myrtezajt janë ato që dokumentojnë dashurinë saj për muzikën

Sot, Xhensila Myrtezaj hyri në llogarinë e saj në Instagram për të ndarë diçka krejtësisht ndryshe, nga çka jemi mësuar të shohim, njofton Insajderi.

Krahas një shkrimi të gjatë, ajo publikoi edhe disa imazhe të fëmijërisë, të kapura nga disa performanca të këngëtares si fëmijë në “Gjeniun e Vogël”, krah Alketa Vejsiut.

Këngëtarja nuk u rrit në një familje që kishin mundësi të kapnin momentet e lezetshme të saj, por si e vogël skena dhe publiku do ishin albumi më i bukur i fëmijërisë.

“Jeta është e bukur dhe kur them këtë nuk harroj të përfshij sakrificat. Nuk kam kujtime të kapura nga aparati fotografik nga periudha e fëmijërisë sepse nuk jam rritur në një familje me mundësi për të më shkrepur foto. Imazhet e mia të para janë ato që dokumentojnë dashurinë time për muzikën, imazhe nga emisionet ku kam marrë pjesë”, shkruan ajo.

Më  pas vazhdon:

“Kamera më ka njohur si këngëtare dhe sot më shërben si mjet i një lufte që ashtu si çdo luftë, është e padrejtë…”

Në fakt, këngëtarja nuk ka ndryshuar po aq shumë nga një vogëlushe në një grua të rritur. Ajo thekson se ndonëse ajo ngjiti skenën me misionin e vetëm që të bënte publikun të lumtur, jo gjithnjë iu kthye me të njëjtën monedhë.

“Fytyra dhe trupi im në moshën e këtij momenti pranë Alketa Vejsiut, janë po aq të paprekura nga operacionet plastike sa sot. Kam trokitur në parukeri e në palestër dhe kam dalë entuziaste për reagimin e publikut, publikun që dua ta mbush me dashurinë time. Megjithatë njerëzit kanë hedhur në erë çdo derë shpifjeje dhe unë nuk kam reaguar”.

“Këtë postim dua ta mbyll duke ndarë dhe dy gjëra të tjera; dua të ndaj krenarinë për rrugëtimin e kësaj vajzës që i shkëlqenin sytë nga lumturia e atij momenti dhe të ndaj me fansat e mi mallin për t’ju kthyer skenës sapo muzikës t’i jepet sërish hapësirë”, përfundon shkrimin e saj të gjatë këngëtarja.

Më poshtë postimi i plotë i këngëtares në llogarinë e saj në Instagram. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

Jeta është e bukur dhe kur them këtë nuk harroj të përfshij sakrificat. Nuk kam kujtime të kapura nga aparati fotografik nga periudha e fëmijërisë sepse nuk jam rritur në një familje me mundësi për të më shkrepur foto. Imazhet e mia të para janë ato që dokumentojnë dashurinë time për muzikën, imazhe nga emisionet ku kam marrë pjesë. Kamera më ka njohur si këngëtare dhe sot më shërben si mjet i një lufte që ashtu si çdo luftë, është e padrejtë… Fytyra dhe trupi im në moshën e këtij momenti pranë Alketa Vejsiut, janë po aq të paprekura nga operacionet plastike sa sot. Kam trokitur në parukeri e në palestër dhe kam dalë entuziaste për reagimin e publikut, publikun që dua ta mbush me dashurinë time. Megjithatë njerëzit kanë hedhur në erë çdo derë shpifjeje dhe unë nuk kam reaguar. Ndërkohë jam njeri dhe jam njeri publik por kjo nuk i jep të drejtën askujt që të vjellë mbi imazhin tim (e të askujt) mërzitjet dhe mllefet personale. Shumë e shohin imazhin e Xhensilës nga kamera por Xhensilën kur kamerat fiken e njohin vetëm të afërmit dhe miqtë. Kam respekt për skepticizmin, kam respekt për pyetjet e sinqerta por nuk kam respekt për fenomenin e shpifjes pa masë vetëm sepse përtohet që të vëzhgohet përpara se të flitet. Mund të shkruaj më shumë por në fund të ditës, unë mbi të gjitha flas me ata që më njohin pa bërë fjalime: me Zotin dhe me njerëzit që më duan. Këtë postim dua ta mbyll duke ndarë dhe dy gjëra të tjera; dua të ndaj krenarinë për rrugëtimin e kësaj vajzës që i shkëlqenin sytë nga lumturia e atij momenti dhe të ndaj me fansat e mi mallin për t’ju kthyer skenës sapo muzikës t’i jepet sërish hapësirë. ♥️ #gjeniuivogel

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on