
Nuk është fshehtësi që influencerët janë gjithmonë në kërkim të një prapavije që do të rrisë numrin e pëlqimeve.
Këto prapavija mund të përfshijnë Chernobyl, zjarret e California deri te demonstratat e Black Lives Matter.
Tani një prej trendeve të fundit ka të bëj me aviona privat, mirëpo kjo gjë është duke i bërë të tjerët të vëjnë në pyetje realitetin.
Në shumicën e postimeve në Instagram dhe videot e TikTok janë me prapavija te avionëve privat, të cilët influencerët i kanë marrë me qera për të bërë fotografi.
Nahhhhh I just found out LA ig girlies are using studio sets that look like private jets for their Instagram pics. It’s crazy that anything you’re looking at could be fake. The setting, the clothes, the body… idk it just kinda of shakes my reality a bit lol. pic.twitter.com/u0RsOnyEEk
— melissa (@maisonmeIissa) September 25, 2020
Fotografitë e postuara në Twitter ditën e djeshme nënvizojnë faktin që avionët privat që shihen në këto postime, janë në fakt pjesë e një studio në California me një interior që i përngjan atij të një avioni.
Ende nuk dihet nëse influencerët ishin duke tentuar të bëjnë të duket si një gjë reale, apo vetëm luanin me fantazinë e të pasurit një avion privat. Këtë mund ta përdorni si rikujtues për veten që jo të gjitha gjërat që shihni në media sociale janë të vërteta./Insajderi.com