Interneti ka arsye të besojë se unaza e martesës së Ariana Grande ka një kuptim të veçantë

Interneti ka arsye të besojë se unaza e martesës së Ariana Grande ka një kuptim të veçantë

Ariana Grande zyrtarisht është një grua e fejuar dhe unaza e re e martesës nga Dalton Gomez mund të ketë një histori shumë të ëmbël, shkruan Harper’s Bazaar, transmeton Insajderi.

Këngëtarja konfirmoi lajmin e fejesës me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, duke publikuar disa fotografi me të fejuarin e saj dhe gjithashtu disa që në fokus kishin unazën e saj aspak tradicionale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ariana Grande (@arianagrande)

Unaza ka dy gurë: një diamant i prerë në formë ovale i vendosur afër një perle të bardhë, që mbahen nga një rreth i hollë ari.

Por ajo perlë, sipas fansave të saj më të zjarrtë besohet të jetë një trashëgimi familjare.

Në vitin 2014, Grande kishte publikuar në Tëitter fotografinë e një unaze që i kishte dhuruar gjyshja e saj. Perla që shihej në atë unazë ishte pjëse e një karfice kravatash që i përkiste gjyshit të saj të ndjerë.

Shumë besojnë që ajo perlë është po e njëjta perlë që dikur e mbante gjyshi i saj.

“Nonna bëri një unazë me një perlë nga karfica e gjyshit tim. Ajo më tha se gjyshi i ka thënë se kjo do më mbronte”, kishte shkruar këngëtarja krahas me fotografinë që kishte postuar.

Grande dhe Gomez ende nuk kanë komentuar mbi fjalët që po qarkullojnë në rrjet, por kjo nuk ka penguar që fansat të emocionohet për këtë histori të vecantë.

Pa marrë parasysh origjinën e perlës në unazën e saj, familja e këngëtares janë tejet të lumtur për fejesën e çiftit.

“Jam shumë e emocionuar të mirëpres në familje Dalton Gomez”, shkroi nëna e artistes, Joan Grande në një postim në Twitter, pas lajmit të fejesës. /Insajderi.com