Intervistë ekskluzive nga Los Angjelosi me aktoren kosovare, Hana Noka

Intervistë ekskluzive nga Los Angjelosi me aktoren kosovare, Hana Noka

Hana Noka, aktorja kosovare e cila jeton tash e disa vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), saktësisht në shtetin e Kalifornisë në qytetin e Los Angjelosit, në një intervistë për Gazetën Insajderi ka treguar sesi është shuar qyteti i dritave dhe zhurmës në këtë kohë pandemie.

Noka, ka treguar se Kalifornia është shteti i parë që ka marr masat më së shpejti se të gjitha vendet tjera në Amerikë. Ajo ka thënë se që nga 12 marsi ata janë futur në karantinë dhe kjo ka bërë që numri i të infektuarve me koronavirus të jetë më i vogë.

“Kalifornia është shteti i parë që ka nis masat e rrepta të vetizolimit për popullat si dhe i ka mbyll të gjitha bizneset, jo vetëm esenciale. Që nga 12 marsi dhe vazhdojnë deri me 15 maj. Tash për tash këto janë informatat. Për momentin guvernatori është në koordinim me ekipin meaxhues për hartimin e masave lehtësuese për rihapjen e vendit”, ka treguar Noka për Insajderin.

Aktorja kosovare ka treguar se numri i të prekurve në Kaliforni është shumë më i vogël se në Nju Jork për arsye se distanca sociale është shumë më e madhe.

“Këtu ka më pak raste se në Nju Jork për arsye se dallimi në mes të Nju Jorkut dhe Kalifornisë është se nuk ka shumë transporte publike por edhe ato që janë nuk përdoren qaq shumë, distancat janë shumë të mëdhaja dhe shumicën e kohës gjithë ne në Kaliforni jemi në veturat tona”, ka thënë Noka.

Hana përvec që merret me aktrim dhe është aktive në fushën e artit, ajo është edhe shkrimtare. Gjatë vitit të kaluar ajo ka shkruar librin “Besa Po”, ku tregon jetën e Mbretëreshës shqiptare “Teuta”.

E para se të futej në izolim Hana ka treguar për Insajderin se ka fituar çmim me librin e saj. Andaj ka bërë të ditur se këtë cmim ka vendos t’ia jap donacion Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

“Disa ditë para ditëve të vet izolimit më ka ardh lajmi që jam fituese e çmimit Beverly Hills Book A World 2020 për librin tim Besa Po që është botuar vitin e kaluar dhe e përshkruan jetën e Mbretëreshës Teuta, ky lajm më gëzoi pa masë në këto rrethana pandemie kam vendos që çmimin ta jep si dhuratë donacion bibliotekës Kombëtare në Prishtinë sepse po kam dëshirë të përqoj simbolik tek vajzat e reja në Kosovë”, ka treguar Noka.

Andaj në këtë kohë pandemie, aktorja kosovare, ka një mesazh për të gjithë shqiptarët kudo që janë.

“Fillimisht mesazhi dhe urimi im për të gjithë është shëndeti, ju dëshiroj frymarrje të pastër, të jeni të sigurt në shtëpitë tuaja, dëshiroj që këto momente të kaluara në izolim të ju shërbejnë si dhuratë ndaj familjes dhe vetvetes nëpërmjet dashurisë do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë, Ju Dua”, ka përfunduar Noka. /Insajderi.com

Për më shumë ndiqni VIDEON: