Hana Zeqa: Fight or Flight si proces organik ndoshta lidhet me teknologjinë në nji koncept artistik që interpretohet permes veshjes. Më saktësisht, projektet e realizuara në kuadër të studios Fight or Flight, kanë për qëllim të manifestojnë procese organike hipotetikisht në veshje, me ndihmën e programimeve teknologjike.
Veshjet e “Fight or Flight” të bien në sy fillimisht për shkak të komoditetit të tyre, të ndërthurur me dizajne urbane, që mund t’i veshësh në përditshmëri, ndonjë intervistë pune ku do të lësh përshtypje por të mos dukesh ‘overdressed’, e deri në ndonjë party. Multi-funksionaliteti i tyre i shndërron këto dizajne nga një ëndërr në realitet për njeriun modern, dita e të cilit mund të ketë shumë të papritura dhe jo edhe aq shumë kohë për t’u përshtatur me këto të papritura.
Ndërthurja e dizajnit me teknologjinë në veshjet e Hana Zeqës të kujton dizajneren, Iris van Herpen, veshjet e së cilës janë të njohura për gërshetimin e këto dy elementeve. Mirëpo përderisa dizajnet e van Herpen të sjellin ndërmend përrallat, dizajnet e Hanës shumica e të cilave kanë ngjyra monochrome të japin një emocion pak urban e pak futurist, përkundër se edhe këtu është e pranishme një tendencë surreale, me veshjet që i ngjajnë një hibridi mes nimfave të mitologjisë me robotët e inteligjencës artificiale.
Në intervistë për Insajderin, dizajnerja Hana Zeqa, na tregon më shumë për studion e dizajnit të modës dhe të kostumeve “Fight or Flight“, mënyrën se si moda lidhet me teknologjinë e së ardhmes dhe se si psikologjia ka inspiruar artin e saj .
Çka do të thotë ‘fight or flight’ dhe si ndërlidhet ky koncept me dizajnet tua?
Fight or Flight është studio e dizajnit të modës dhe kostumeve e bazuar në Prishtinë, që hulumton veshjet funkcionale me metodat e inkorporimit të teknologjisë në kuadër të tregut të fashion wearable technology.
Fight or Flight është reagim, shkenctarisht njihet si term që përdoret për të treguar ndryshimet fizike dhe psikike ne raste te stresit apo rrezikut. Ky emër që më është dukë i kapshëm po edhe pak poetik për përditshmërinë, ka rrjedhë nga hulumtimet që i kam bërë në psikologji dhe biologji, fusha nga te cilat janë inspiru shumica e dizajneve te mia.
Përveç projekteve primare të veshjes me teknologji që qëndrojnë ende si prototipe, studio apo brendi ka të ndarë një segment për veshjet e përditshme si produkte komerciale.
Si ndërlidhet ky koncept me të ardhmen dhe teknologjinë?
Fight or Flight si proces organik ndoshta lidhet me teknologjinë në nji koncept artistik që interpretohet permes veshjes. Më saktësisht, projektet e realizuara në kuadër të studios Fight or Flight, kanë për qëllim të manifestojnë procese organike hipotetikisht në veshje, me ndihmën e programimeve teknologjike.
Teknologjia e veshjes, si një fushë në zhvillim që do të përfshihet në industrinë e modës në të ardhmen, pretendon të lehtësojë funkcionimin tonë në përditshmëri përmes matjeve biometrike që transmetohen në materiale të mencura, lidhjes së veshjes me aplikacione telefonike dhe funkcione të tjera që do të jenë praktike dhe pothuajse të natyrshme për njeriun.
Çka e ka inspiruar këtë koleksion?
Kolekcioni i fundit i veshjeve me teknologji që është përkrahur nga ICK është inspiruar nga funksionet si transformimi, lëvizja dhe ndryshimi i modelit. Interpretimi është mjaft direkt. Veshjet imitojnë këto funkcione dhe përmes motosensorëve krijojnë lëvizje, transformohen dhe ndryshojnë modelin nga një ngjyrë në tjetrën. Këto veshje si prototipe shërbejnë si demonstrim apo shembuj se si mundet në të ardhmen veshja me të vërtetë t’i ketë këto funksione ne bazë të kërkesave tona, rrethanave apo disponimit.
Cilat janë karakteristikat e këtyre dizajneve?
Ndoshta karakteristika kryesore është qëllimi i funkcionit. Qëllimi afatgjatë i përdorimit të teknologjisë për funkcionalizimin e veshjes lidhet me qëndrueshmërinë e veshjes. Industria e modës është një ndër faktorët kryesorë në ndotjen e ambientit dhe në këtë rast me ndihmën e teknologjisë mund të prodhohet veshje me disa funkcione që qëndron me gjatë dhe i zëvendëson 2-3 artikuj në vetëm një. Kjo mundet me e ulë konsumin e materialeve sintentike, sidomos pasi që janë duke u testuar tekstile me përmbajte organike me veti transforumese dhe përçuese, prodhime digjitale të tekstilit me material riciklues etj.
A mund ta shpjegosh se si transformohen disa prej dizajneve?
Veshjet e punuara deri tash përdorin motosensorë të programuar për të kryer një lëvizje të caktuar. Këta motosensorë lidhen me aplikacion në telefon dhe kontrollohen apo dirigjohen me bluetooth. Disa laboratore të testimit nëpër botë janë duke hulumtuar soft robotics, fije dhe materiale konduktive apo përçuese, materiale vet transformuese dhe shume metoda të tjera. Fight or Flight në vazhdimësi do të bashkohet me disa prej laboratoreve për të zhvilluar produkte apo veshje me këto metoda që mundwsojnë praktikalitet, lehtësi dhe komoditet./Insajderi.com