Intervistën më të ‘djegstë’ ndonjëherë, mund ta ndiqni sonte në ora 20:10 në ‘Review’ – i ftuar, MC Kresha!

Intervistën më të ‘djegstë’ ndonjëherë, mund ta ndiqni sonte në ora 20:10 në ‘Review’ – i ftuar, MC Kresha!

Mbrëmja e kësaj të shtune do të jetë më e djegsta ndonjëherë në emisionin “Review” me Nora Haxhajn.

Kjo pasi që të gjithë shikuesit e RTV Dukagjini dhe ndjekësit e gazetës online “Insajderi”, do ta kenë mundësinë që nga ora 20:10, të ndjekin intervistën e zhvilluar me reperin shqiptar nga Kosova, Mc Kresha.

Meqë ky i fundit është njeriu më i komentuar i momentit, sonte do ta keni mundësinë t’i mësoni shumë gjëra të reja.

Edhe më interesant këtë emision do ta bëjnë ribrikat ku Kresha i lexon titujt e portaleve dhe më pas do të sfidohet me një lojë të përgatitur goxha mirë.

Ju mund ta ndiqni intervistën me Kreshën direkt në faqen e Facebookut të Review, në faqen zyrtare të gazetës Insajderi dhe në RTV Dukagjini.

Transmetimi bëhet sonte në ora 20:10.