Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Irkenc Hyka, ka prezantuar para publikut këngën e re njëherësh të parën për vitin 2020.
“Menxi pres” titullohet ky projekt i tij, i cili vjen i kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.
SHIKO > Ermal Mamaqi me Xhodën në “Review”, eskalojnë kur flasin për yjet e estradës shqiptare
Një pjesë e veçantë e xhirimeve të klipit është realizuar në qytetin e Krujës, teksa vjen me elemente tradicionale dhe se për këtë video është përkujdesur “Onima”.
Tekstin e ka shkruar Endrit Mumajesi apo siç njihet me emrin artistik Muma, dhe në anën tjetër muzikën e ka bërë vet këngëtari Hyka.
Ndërkohë që për miksimin dhe masterizimin është kujdesur JoJo, si një nga bashkëpuntorët e afërt të Irkencit.
Projektin tanimë e gjeni në platformën digjitale, YouTube dhe besohet se do të mirëpritet nga publiku dhe fansat e tij.
Hyka qëndron prapa shumë hiteve shqiptare dhe njihet për bashkëpunimet e tij me artistë të mëdhenj nga Kosova.
Ermal Mamaqi ia qet ‘dellat’ Taynas është shumë e dashuruar në mua por jam i martuar