Ish anëtari i grupit PINT rezulton pozitiv me Coronavirus

Ish anëtari i grupit PINT rezulton pozitiv me Coronavirus

Një tjetër personazh i famshëm, del pozitiv për COVID-19 dhe fjala është për Art Abazin, ish anëtarin e label-it PINT, njofton Insajderi.

Lajmin e bëri publik vetë këngëtari i cili aktualisht është në punë e sipër për albumin e tij të parë.

View this post on Instagram

E sot ku jemi na?!

A post shared by Art Abazi (@art_abazi) on

Këngëtari pas disa simptomave përgjatë fundjavës ka bërë testin, përgjigjen e të cilin e ka marrë sot nga IKSHPK.

“Miq,

Pas problemeve shëndetësore nga dita e diel jam i shtrirë në shtëpi, ku po marr trajtimin e nevojshëm. Dje iu nënshtrova testit dhe sot morra njoftimin nga IKShPK, se unë kam rezultuar pozitiv në Covid-19.

E rëndësishme është që sot jam shumë më mirë se dje.

Përmes kësaj informate dua t’ju lus për respektim të rregullave. Mbani maskën për ta mbrojtur veten dhe familjen!

Shëndet e dashuri për ju!

Shihemi së shpejti,

Arti”. /Insajderi.com