Ish-banorja e Big Brother rrëfen historinë e saj të abortit – rrezikonte të vdiste nga hemorragjia

Ish-banorja e Big Brother rrëfen historinë e saj të abortit – rrezikonte të vdiste nga hemorragjia

Gerta Shino, ish-banorja e “Big Brother”, këtë 14 shkurt mori lajmin më të ëmbël – ajo ishte shtatzënë, njofton Insajderi.

Por gëzimi i saj dhe i bashkëshortit do të ishte jetëshkurtër sepse pas një jave ajo u desh të përfundonte shtatzëninë sepse paraqiste rrezik të madh për shëndetin e saj. Fryti po zhvillohej jashtë mitrës.

Shino ka një kanal të sajin në Youtube, dhe në videon  e fundit që ka ngarkuar në platformë ajo rrëfen në detaje dhe mes lotësh eksperiencën e saj të tmerrshme.

“E kam marr vesh që isha shtatzënë me datë 14 shkurt. Bëra testin dhe doli pozitiv. Unë dhe Florenti e ndjenim qe nuk do ta kishim beben. Unë isha 5 javëshe. Ishte një eksperiencë shumë e bukur por e çuditshme. Kalova një javë të bukur sepse bëja plane me Florentin për beben. Bënim plane për familjen tonë. Isha shumë e lumtur por nuk ishte e shkruar”, thotë ajo.

Në javën e parë që ajo mori vesh për shtatzëninë shëndeti i saj pësoi një rënie, por ajo asnjëherë nuk dyshoi se ishte foshnja e saj.

“U ndjeva shumë keq, më ra gati të fikët, kisha shumë djersitja. Nuk kisha dhimbje barku, nuk e dyshova se mund të ishte fëmija. Krizat sa vinin dhe forcoheshin dhe thosha do vdes. Nuk kisha forcë për asgjë, isha ulur dhe vetëm rënkoja. Florenti ishte në punë. Kur e pashë që s’kisha zgjidhje, mora një ilaç, e piva. Kam kaluar katër orët më të tmerrshme të jetës time. Nuk merrja dot fryme, më dukej sikur po më thernin. Më binte të fikët, çohesha prapë, të gjitha këto vetëm, me një dritare të hapur. Po dridhesha”, thotë Shino më tej.

Kur bashkëshorti i saj u kthye nga puna, ata shkuan menjëherë në spital, dhe pas disa orësh ekzaminime ata kuptuan se foshnja e saj po rritej jashtë mitrës.

“E dija që nuk kishte shpëtim. Ishte gjallë nuk kishte vdekur. Nga kjo u ndjeva akoma më keq sepse e dija që bebja ishte gjallë dhe duhej ta hiqnim dhe ta vdisnim, sepse ai aty nuk rritej dot kurrë jashtë mitre. Nuk do e merrte kurrë ushqimin”.

Ish-banorja thotë se e gjithë situata e bëri të ndihej në faj të madh, sikur ajo nuk i kishte ofruar kushtet e zhvillimit frytit të saj.

“Doktoresha më tha që arsyeja pse fëmija ishte jashtë mitre, ishte sepse tubi i majtë i mitrës time ishte i bllokuar. Ndihem shumë në faj se më duket sikur trupi im e vrau fëmijën. Sikur trupi im nuk e mbante dot një fëmijë. Sikur dështova në mbajtjen e një bebeje. Sikur nuk ia kam ushtruar kushtet që të jetojë, por e kam lënë në një cep”, thotë Gerta.

Ajo iu nënshtrua një operacioni urgjent i cili zgjati një orë. Më poshtë mund të ndiqni të plotë videon që Gerta Shino ka ndarë në kanalin e saj. /Insajderi.com