Ish – bashkëshorti i Britney Spears merr pjesë në protestën #FreeBritney

Ish – bashkëshorti i Britney Spears merr pjesë në protestën #FreeBritney

Ish bashkëshorti i Britney Spears Jason Alexander ishte pjesëmarrës në protesten #FreeBritney, përderisa ajo është duke luftuar për t’a kthyer lirinë e saj.

Britney është duke kërkuar nga gjykata, e cila i ka dhënë të drejta babasë së saj për të e mbikqyrur që prej krizës së saj në vitin 2008.

Ajo është mbështetur nga lëvizja #FreeBritney dhe shumë ndjekës të saj ishin mbledhur jashtë gjykatës në LA.

Jason ishite martuar në vitin 2004 me Britney-n dhe ishte aty për të folur në mbështetje të ish të dashurës së tij.

Në videon e publikuar, ai insistoi që Britney ka nevojë për më shumë liri.

Ai tha se “Ajo ka nevojë të bëjë gjëra pa u mbikqyrur. Ajo është gati që e gjithë kjo të përfundoj. Është vërtetë e trishtueshme dhe me siguri afekton marrëdhënien me fëmijët e saj, me njerëzit si une dhe me adhurues të saj.”

Britney ka kërkuar që babai i saj të zëvendësohet me një mbikqyrës të pavarur profesional, Jody Montgomery, i cili e mori rastin kur babai i Britney-t, Jamie, pësoi një sulm shëndetsorë.

Mirëpo në gjyqin e mbyllur u vendos që argumentet të shtyhen deri në shkurt të vitit 2021, që do të thotë Britney do të presë deri në vitin e ardhshëm që babai i saj të largohet si mbikqyrës./Insajderi.com