Ish-burri i Madonnas martohet me aktoren 31 vjet më të re

Ish-burri i Madonnas martohet me aktoren 31 vjet më të re

Ish-bashkëshorti i këngëtares së njohur, Maddona, Sean Penn është martuar për herë të tretë, njofton Insajderi.

Aktori 59 vjeçar është martuar me Leila George, një aktore 28 vjeçare, me të cilën ka qenë në lidhje për një kohë të gjatë.

Çifti është në një lidhje që prej vitit 2016. Ata u panë këtë javë në Malibu në një darkë me djalin e Penn, Hopper.

Aktori i njohur më parë ishte martuar me Robin Wright dhe Madonna. /Insajderi.com/