Ish e fejuara e Rinianit erdhi në Shqipëri për t’i dhënë mbështetje nga afër që ai të gjejë një tjetër?

Ish e fejuara e Rinianit erdhi në Shqipëri për t’i dhënë mbështetje nga afër që ai të gjejë një tjetër?

Që kur, Rinian Leka ka debutuar në skenën e dashurisë në “Për’puthen”, emri i tij është gërshetuar shpeshherë më një grua tjetër, me prejardhje ruse që jeton në Itali, njofton Insajderi.

Shpejt u kuptua se ajo ishte e fejuara e tij ruse, Marcela Leonardy nga e cila ishte ndarë pak kohë para se të futej në emisionin e dashurisë, njofton Insajderi

Konkurrenti pranoi se me gruan ruse në foto, kishte qenë në lidhje për shtatë vjet dhe ishte i fejuar. Çifti nuk arritën të kalojnë altarin pasi që u ndanë, si rrjedhojë e interesave të ndryshme në jetë.

Gjatë kohës sa ai po qëndron në format, ka zhvilluar takime me Jaseminën dhe Anën. Për këtë të fundit konkurrenti shfaqi një interesim të madh, por Ana vendosi që të ndalonin së takuari më bashkë – vendim ky që e mërziti Rinianin, por e pranoi gjithsesi.

Pas edicionit të fundit ku u shfaq edhe takimi i fundit i Anës dhe Rinianin, ish e fejuara e konkurrentit publikoi një postim në llogarinë  e saj në Instagram që i drejtohej atij, ku shkruante:

“Çkemi!!!! Dëshiroj të të uroj fat të mbarë në udhëtimin tënd të ri në jetë. Qëndro vetvetja kudo dhe kurdoherë. Personi që do të zbulojë qenien tënde do të kuptojë se je një perlë e rrallë. Shumë fat, Marsy”.

Ky postim bëri xhiron e rrjetit, me shumë përdorues të mediave sociale që spekulonin që historia mes tyre nuk ka përfunduar. Kjo shtyu produksionin që të ftonte ish të fejuarën e konkurrentit, në një lidhjes Skype për të diskutuar më tej qëllimin e postimit të saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Ndër të tjerash, Marcela tha se historia e tyre e bukur kishte përfunduar, dhe se tani ka mbetur një miqësi dhe respekt për njëri tjetrin. Po të njëjtat fjalë tha edhe Riniani për të.

Gjatë gjithë bisedës virtuale u la të kuptohej se lidhja po bëhej nga Italia në Shqipëri, por ishte Meridian Ramçaj, opinionit në “Për’puthen Prime”, që na zbuloi se Marcela është në tokën shqiptare.

Ai ka ndarë një foto krah saj, duke shkruar: “Rinian kjo e paska suportin me kosto të lartë nga Italia në Shqipëri, të jetë vetëm suporti ai që e bëri të marrë avionin në mes në pandemisë nga Italia në Shqipëri?”

Kjo ngre dyshimet për ardhjen e saj në Shqipëri, teksa akoma nuk ka pasur një reagim nga ajo dhe Rinian Leka. /Insajderi.com