Ish e fejuara ruse e Rinianit ka një mesazh për të pas takimeve me vajzat në “Për’puthen”

Ish e fejuara ruse e Rinianit ka një mesazh për të pas takimeve me vajzat në “Për’puthen”

Fill pas hyrjes së Rinian Lekës në “Për’puthen”, në rrjete sociale qarkulluan shumë fotografi të tij më një grua në krah. Shpejt u kuptua se ajo ishte e fejuara e tij ruse, Marcela Leonardy nga e cila ishte ndarë pak kohë para se të futej në emisionin e dashurisë, njofton Insajderi.

Konkurrenti pranoi se me gruan ruse në foto, kishte qenë në lidhje për shtatë vjet dhe ishte i fejuar. Çifti nuk arritën të kalojnë altarin pasi që u ndanë, si rrjedhojë e interesave të ndryshme në jetë.

Gjatë kohës sa ai po qëndron në format, ka zhvilluar takime me Jaseminën dhe Anën. Për këtë të fundit konkurrenti shfaqi një interesim të madh, por Ana vendosi që të ndalonin së takuari më bashkë – vendim ky që e mërziti Rinianin, por e pranoi gjithsesi.

Pas edicionit të fundit ku u shfaq edhe takimi i fundit i Anës dhe Rinianin, ish e fejuara e konkurrentit publikoi një postim në llogarinë  e saj në Instagram që i drejtohej atij.

Në postimin ku kishte etiketuar edhe llogarinë e Rinianit, ajo i uron fat në udhëtimin e tij dhe i kërkon të qëndrojë vetvetja dhe kushdo që do arrijë të zbulojë qenien e tij, do kuptojë sa i rrallë është ai.

“Çkemi!!!! Dëshiroj të të uroj fat të mbarë në udhëtimin tënd të ri në jetë. Qëndro vetvetja kudo dhe kurdoherë. Personi që do të zbulojë qenien tënde do të kuptojë se je një perlë e rrallë. Shumë fat, Marsy”, shkruan ajo. /Insajderi.com