Ish- i dënuari futet në pallatin mbretëror, fëmijët e Kate dhe William në rrezik

Ish- i dënuari futet në pallatin mbretëror, fëmijët e Kate dhe William në rrezik

Pallati Mbretëëror Kensington është alarmuar pasi u bë e ditur se brenda tij ishte futur një ish-i dënuar.

Personi ne fjalë ishte lejuar brenda si shofer i cili solli një mobilje në pallat, mirëpo kjo ka qenë diçka tepër shqetësuese për William dhe Kate.

Jeta e fëmijëve të çiftit mbretëror ka qenë në rrezik për shkak të këtij personi të pakontrolluar gjatë hyrjes, i cili ka qenë pranë fëmijëve të tyre.

Sipas burimeve, ish-i dënuari i ishte mburrur shokëve të tij se kishte parë princin George, princeshën Charlotte dhe princin Louis teksa luanin në oborrin e shtëpisë.

Fatmirësisht, asgjë e keqe nuk ka ndodhur, mirëpo familja mbretërore ka vendosur të rrisë sigurinë në Pallat.

Një ndihmës në pallat ka treguar për mediat e huaja se menjëherë sapo kjo ngjarje ka ardhur në vëmendjen e tyre, është lëshuar një urdhër për shqyrtim urgjen të sigurisë.