Ish pjesëtari i grupit ikonik rrëfehet për përvojat e abuzimit me droga dhe si filloi gjithçka

Ish pjesëtari i grupit ikonik rrëfehet për përvojat e abuzimit me droga dhe si filloi gjithçka

Ylli i Backstreet Boys, AJ McLean është rrëfyer që për herë të parë, ai ka marrë ndonjëherë kokainë para se të filmonte një video muzikore.

Këngëtari 42-vjeçar, i cili ka qenë shumë i sinqertë në lidhje me luftën e tij me varësinë, thotë se ai e provoi për herë të parë drogën 20 vjet më parë para se të xhironte në videoklipin The Call me shokët e tij të grupit.

Në një intervistë të sinqertë, AJ ka detajuar se si ai e mbajti abuzimin e tij me substanca të fshehta nga njerëzit më të dashur të tij, para se të kërkonte më në fund ndihmë dhe trajtim.

Beteja e tij disa vjeçare me varësinë filloi atë natë kur ai po filmonte për The Call, dhe atij nuk i pëlqeu aspak, në fakt ai bëri panik të madhe, pasi mori kokainë për herë të parë.

AJ tregon që edhe pse atë natë ai filloi varësinë ndaj drogave, atij nuk i pëlqeu aspak ndjenja e të qenit i droguar dhe i shkaktoi shumë panik.

Ai rrëfeu për People: “Unë kurrë nuk kam pasur dëshirë të vërtetë për drogën, por kam qenë një i varur, për mua, kjo fjalë përfshin gjithçka”.

Ai përshkruan periudhën e drogave si koha kur nuk shihte diellin.

Ai shkonte në shtrat kur dielli  lindte dhe flinte derisa të perëndonte.

Ai tha se përkufizimi i marrëzisë është “përsëritja e të njëjtave gabime pa pushim dhe pritja e rezultateve të ndryshme” dhe se kjo është ajo që ai bëri për dy vjet.

Ylli tha se ai besonte se droga dhe alkooli do të bënin që ndjenjat e tij të pasigurisë të zhdukeshin dhe se iu desh një kohë e gjatë për të kuptuar se nuk ndodhte kështu.

Ishte më 8 korrik 2001 kur djemtë e tjerë të grupit Backstreet Boys Nick Carter, Howie Dorough, Brian Littrell dhe Kevin Richardson u përballën me AJ dhe e inkurajuan atë që të merrte ndihmë./Insajderi.com

Burimi: Mirror