Ish pjesëtarja e Spice Girls thotë se ajo po mendonte që ishte duke u çmendur para diagnozës për depresion

Ish pjesëtarja e Spice Girls thotë se ajo po mendonte që ishte duke u çmendur para diagnozës për depresion

Mel C është rrëfyer për betejat e saj të shëndetit mendor dhe mënyrën se si depresioni e bëri atë të ndjehej sikur po “çmendej” para se të merrte një diagnozë.

Si pjesë e një interviste të sinqertë të kopertinës për Ëomen’s Health UK, ylli i Spice Girls – emri i plotë i të cilit është Melanie Chisholm –  u kthye prapa në karrierën e saj dhe kujtoi se si ajo filloi të bëhej të kishte probleme me depresion kur jetonte dhe punonte në Los Angeles.

“Fillova të mos kujdesesha për veten time si duhet, duke mos u ushqyer dhe ushtrimet e mia u bënë gjithnjë e më obsesive, deri në atë pikë sa isha nën peshë,” pranoi këngëtarja e hitit Never Be The Same Again. “Unë nuk isha mirë dhe kjo ndoshta vazhdoi për disa vjet.”

Gjatë spirales së famës, Mel C – e cila ishte e njohur si Sporty Spice brenda grupit ikonik të vajzave – tha se i kujtohet “se bënte përpjekje të mëdha për t’u ngritur nga shtrati dhe hante në mënyrë obesesive”, derisa vendosi se duhej të bënte diçka për situatën e saj.

“Nuk mund të ndaloja së qari. Fjalë për fjalë ndjeva sikur po çmendesha, kështu që u ktheva në Angli dhe shkova në vizitë te mjeku im i përgjithshëm, dhe gjëja e parë që ai më diagnostikoi ishte depresioni.”

Kur ajo mësoi që ishte fjala për depresion u ndje e lehtësuar.

“Ditën që u diagnostifikova me depresion filloi shërimi im. Të paktën e kuptova që ajo nëpër të cilën po kaloja ka një emër.”/Insajderi.com